Mësohen tri finalet e play-offit për tri biletat e fundit për Euro 2024

Mësohen tri finalet e play-offit për tri biletat e fundit për Euro 2024

Uells-PoloniUkrainë-Islandë dhe Gjeorgji-Greqi janë tri finalet e “play-off”-ve të Nations League, duele nga të cilat do të mësohen tri finalistët e fundit në Euro 2024.

Greqia, Polonia, Uellsi dhe Islanda siguruan fitore të thella, ndërkohë që Ukraina përmbysi në fund Bosnjën.

Fituesi i Ligës A (Uells-Poloni) do të jetë pjesë e grupit D në Euro 2024 (Holandë, Francë, Austri).

Fituesi i Ligës B (Ukrainë-Islandë) do të jetë pjesë e grupit E në Euro 2024 (Belgjikë, Sllovaki, Rumani).

Fituesi i Ligës C (Gjeorgji-Greqi) do të jetë pjesë e grupit F në Euro 2024 (Portugali, Turqi, Republikë Çeke).

 

MARKETING