Meloni për anijet e mbytura me emigrantë: Akuzat të tmerrshme, ndërgjegjja e pastër

Meloni për anijet e mbytura me emigrantë: Akuzat të tmerrshme, ndërgjegjja e pastër

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha sot se qeveria e saj është përballur me akuza të rënda pas disa mbytjeve të anijeve me emigrantë, por se ndërgjegjja e saj është e pastër.

Meloni e bëri deklaratën pasi aftësia e Romës për të shpëtuar emigrantët në det u vu në dyshim, raportoi Reuters.

Kryeministrja foli për migracionin dhe bashkëpunimin me vendet afrikane në prezantimin e një libri për Papa Françeskun në Romë.

Deklarata e saj erdhi pasi 30 persona u zhdukën të dielën kur anija me të cilën po udhëtonin nga Libia u përmbys për shkak të motit të keq dhe dyshohet se janë mbytur.

Tragjedia pason një tjetër mbytje më 26 shkurt, pranë rajonit jugor të Kalabrisë, në të cilën vdiqën të paktën 79 njerëz.

MARKETING