Meidani viziton sërish nxënësit e Nerovës: Mbështetje për arsim dhe të ardhme më të mirë

Meidani viziton sërish nxënësit e Nerovës: Mbështetje për arsim dhe të ardhme më të mirë
Screenshot

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një tjetër vizitë në fshatin Nerovë, ku u takua me vogëlushët e këtij komuniteti, duke shpërndarë çanta, abetare, libra dhe materiale të tjera didaktike.

Në vijim shkrimi i plotë i Meidanit:

Serish vizitova me kënaqësi vogëlushët e Nerovës për të shpërndarë çanta, abetare, libra dhe materiale didaktike 📚🧡

Shpresoj që herën tjetër t’i gjej në shkollën e re që aq shumë e meritojnë. Deri atëherë, do t’i qëndrojmë pranë me çdo mundësi që kemi.

Këtë vizitë e ndava me miqtë e mi: deputetin e zonës z. Musa Xhaferri, drejtuesin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve z. Besnik Emini duke falenderuar gjithashtu miqësisht z. Adnan Ismaili nga shtëpia botuese Logos për kontributin.

🙏 Falënderim i veçantë për mbështetjen:
🎒 Infosoft Office për çantat dhe mjetet shkollore.
📘 Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve për abetaret dhe fletoret e punës.
📚 Logos për materialet e tjera didaktike.

Do të vazhdojmë të mbështesim këto komunitete me përkushtim, sepse çdo fëmijë ka të drejtën të ëndërrojë, të mësojë dhe të ndërtojë një të ardhmen më të mirë. 🌱

#Arsimi #Abetarja #Nerovë #Edukimi #Trashëgimi #Bashkëpunim #Përkushtim #AmbasadaShkup

MARKETING