Medvedev: Duhet ta shtyjmë kufirin deri në Poloni

Medvedev: Duhet ta shtyjmë kufirin deri në Poloni

Rusia vijon me provokimet e saj dhe në 1 vjetorin e luftës në Ukrainë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti Dmitry Medvedev u shpreh se e vetmja mënyrë që Moska të sigurojë përfundimisht një paqe të qëndrueshme me Ukrainën është të shtyjë kufirin e saj sa më shumë që të jetë e mundur.

“Ne do të arrijmë fitoren. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të arrihen të gjitha qëllimet e operacionit special ushtarak. Të shtyjmë sa më shumë kufijtë që të jetë e mundur, edhe nëse ato janë kufiri i Polonisë.”

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë gjithashtu parashikon se “operacioni special ushtarak” i Moskës do të përfundojë me një fitore të Rusisë dhe herët a vonë Perëndimit do ti duhet të negociojë .

1 vit pas asaj që Moska e quan operacion special ushtarak vetë rusët reflektojnë mbi konfiktin.

“Lufta është sigurisht e keqe, por ky vit ka treguar se nuk mund të ishte marrë asnjë vendim tjetër dhe se ne po mbrojmë pavarësinë tonë, lirinë, një shans për të ardhmen e fëmijëve tanë. Të tjerë duan përfundimin sa më parë të konfliktit. Unë me të vërtetë dua paqen, dua që gjithçka të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Shumë viktima moralisht dhe fizikisht. Ne pensionistët i ndiejmë të gjitha. Ky konflikt ka krijuar një përçarje të madhe mes Perëndimit dhe Rusisë , ndërkohë që perspektiva e një tryeze bisedimesh duket ende e largët.”

Klan News

MARKETING