Media izraelite: Su’lmi raketor i Iranit shkaktoi dëme prej 53 milionë dollarësh në Izrael

Media izraelite: Su’lmi raketor i Iranit shkaktoi dëme prej 53 milionë dollarësh në Izrael

Sulmi raketor iranian ndaj Izraelit ka shkaktuar dëme të mëdha me vlerë rreth 53 milionë dollarë, tha media izraelite, transmeton Anadolu.

Sulmi i 1 tetorit ka shkaktuar dëme të vlerësuara nga 150 deri në 200 milionë shekelë (40 deri në 53 milionë dollarë), tha gazeta Yedioth Ahronoth, duke cituar të dhënat e tatimit në pronë.

“Ky ishte dëmi më i madh i shkaktuar nga një sulm i vetëm raketor ndaj Izraelit që nga shpërthimi i luftës (Gazës) më 7 tetor 2023”, shtoi gazeta.

Sipas gazetës, rreth dhjetë lokacione pësuan dëme në sulmin iranian me raketa, duke përfshirë disa baza ushtarake. Megjithatë, nuk u raportua për të lënduar, përveç vdekjes së një palestinezi pranë qytetit të Jerikos në Bregun Perëndimor, pasi u godit nga shrapneli nga një raketë interceptuese.

Irani kreu një sulm më 1 tetor duke përfshirë rreth 180 raketa në kundërpërgjigje për vrasjen e ish-shefit të byrosë politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran, së bashku me objektiva të tjerë, duke përfshirë Hasan Nasrallahun të Hezbollahut dhe një udhëheqës në Gardën Revolucionare, Abbas Nilforushan.

Izraeli është zotuar për një përgjigje ushtarake ndaj sulmit iranian.

MARKETING