Më në fund një lajm i mirë për shoferët, ulen çmimet e derivateve të naftës
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,86 % në raport me vendimin e datës 20.01.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/litër. Çmimi e shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,50 den/litër. Çmimi e shitjes me pakicë i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Mazut М-1 SU ulet për 1,042 den/kg dhe tani do jet 45,631 den/kg.
Nga data 28.01.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 74,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 45,631 (denarë/kilogram).