Mbyllet afati për aplikim për votim jashtë Kosovës, 90 mijë e 860 persona kanë siguruar të drejtën

Mbyllet afati për aplikim për votim jashtë Kosovës, 90 mijë e 860 persona kanë siguruar të drejtën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar periudhën 120-ditore për regjistrimin e shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se deri më 26 dhjetor 2024, në orën 23:59, janë regjistruar 90,860 votues, ndërsa 18,244 aplikime të tjera janë ende në shqyrtim.
Elezi ka theksuar se procesi i shqyrtimit të aplikimeve do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte, duke u siguruar që raporti përfundimtar të jetë i qartë dhe i detajuar.

Në këtë raport do të përfshihet ndarja e shtetasve të regjistruar sipas mënyrës së votimit dhe vendeve ku ata jetojnë.

MARKETING