Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, ka të vdekur

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, ka të vdekur

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, përkatësisht në afërsi të fshatit Trapçindoll, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona, ndërsa tetë të tjerë janë lënduar.

MARKETING

Nga MPB njoftojnë se aksidenti është raportuar në ora 20:55 dhe në të janë përfshirë tri automjete.

“Sipas informacioneve fillestare, nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë tre persona. Tetë persona të tjerë janë lënduar, ku disa prej tyre janë dërguar në Spitalin e Kërçovës, ndërsa të tjerët janë transferuar në Spitalin Klinik ‘Nënë Tereza’ në Shkup,” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë segment rrugor është ndaluar në të dy drejtimet për të gjitha mjetet.

MARKETING