Mbi 70 mijë të regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal
Që nga aktivizimi i aplikacionit vakcinacija.mk për vaksinim falas kundër gripit sezonal, deri më tani janë regjistruar 70.185 persona, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Deri më tani janë vaksinuar 6.282 persona nga grupet e rrezikut. Vaksinimi po zhvillohet në 31 pika në të gjithë vendin, nga të cilat pesë pika janë në Shkup, në poliklinikat Idadija, Bit Pazar dhe Gjorqe Petrov, në Qendrën për Shëndet Publik-Shkup dhe në Institutin e Shëndetit Publik.
Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është i dedikuar për persona mbi 65 vjeç, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, si dhe fëmijë të moshës gjashtë muaj deri në pesë vjeç, njoftoi Ministria.

