Mbi 1600 gjoba për tre ditë, janë konfiskuar 19 automjete

Mbi 1600 gjoba për tre ditë, janë konfiskuar 19 automjete

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë tre ditëve të fundit, më 24, 25 dhe 26 gusht 2026, në kuadër të kontrolleve të rregullta në komunikacion, policia ka shqiptuar gjithsej 1.621 urdhërpagesa për kundërvajtje në rrugët e vendit.

MARKETING

Description of image

Sipas të dhënave të MPB-së, 456 prej kundërvajtjeve kanë të bëjnë me drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.

Për drejtim të pakujdesshëm të automjetit janë privuar nga liria 43 persona. Prej tyre, dy janë ndaluar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 20 për drejtim pa patentë shoferi, ndërsa dy të tjerë për shkak të një ndalimi të mëparshëm për drejtimin e automjetit.

Gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar edhe 19 automjete, në bazë të nenit 300-b të Kodit Penal.

Sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë tre ditëve janë evidentuar edhe 385 kundërvajtje për parkim të parregullt, ndërsa 28 drejtues janë sanksionuar për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Në bazë të Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, janë sanksionuar 159 drejtues të motoçikletave për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse. Gjithashtu, 105 pjesëmarrës në komunikacion janë gjobitur për mosvendosje të rripit të sigurisë.

Në përputhje me Ligjin për Automjetet, nga trafiku janë larguar 17 automjete të paregjistruara dhe shtatë automjete për shkak të parregullsive teknike. Katër drejtues janë sanksionuar për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve me folie.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

“U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

MARKETING