Mbappe ia kalon Ronaldos në një statistikë te Real Madridi
Kylian Mbappe pati një fillim të vështirë te Real Madridi, por tani duket se ka gjetur formën e tij – dhe kjo u bë e qartë pasi shënoi tripletën e tij të parë në fitoren 3-0 kundër Real Valladolid të shtunën në mbrëmje.
Ai tani ka shënuar 12 gola në 12 paraqitjet e fundit në të gjitha kompeticionet, dhe tripleta gjithashtu e afron vetëm një gol pas Robert Lewandowskit të Barcelonës në garën për Trofeun Pichichi.
Në total, Mbappe tani ka 22 gola në 32 paraqitje dhe, siç pritet, po bëhen krahasime me fillimin që idhulli i tij, Cristiano Ronaldo, pati te Real Madridi. Ylli legjendar portugez përfundoi me 32 gola në sezonin e tij debutues, megjithëse një dëmtim bëri që ai të luante vetëm 35 ndeshje.
Mbappe do të synojë të shënojë edhe 11 gola për të kaluar Ronaldon, edhe pse do ta ketë të vështirë të arrijë raportin gola-ndeshje që ikona e Realit prodhoi gjatë sezonit 2009-10. Megjithatë, 26-vjeçari tashmë ka tejkaluar një prej arritjeve të tij.
Sipas Diario AS, tripleta e Mbappes kundër Valladolid erdhi në paraqitjen e tij të 19-të në La Liga, duke e bërë atë lojtarin e katërt më të shpejtë që arrin këtë arritje për Real Madridin – pas Ruud van Nistelrooy (dy ndeshje), Gareth Bale (nëntë) dhe Emmanuel Adebayor (14). Për krahasim, Ronaldo e realizoi tripletën e tij të parë në ligë për “Los Blancos” në paraqitjen e tij të 27-të.