MASH merr masa për sigurinë në shkolla dhe bullizmin e nxënësve

MASH merr masa për sigurinë në shkolla dhe bullizmin e nxënësve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës pas ngjarjes tragjike në Beograd, do të marrë masa për sigurinë e nxënësve nëpër shkolla. “Ngjarjet tek fqinjët tanë janë alarm serioz se angazhimi dhe shqetësimi institucional, familjar dhe individual për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve duhet të ngritet në një nivel edhe më të lartë. Si krijues të politikave arsimore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës së bashku me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjitha institucionet e  tjera relevante, konform kompetencave të saja menjëherë filluam me revidimin e komponentit edukativ të sistemit arsimor, mekanizmave për  detektimin e sfidave dhe formave të mbështetjes të nxënësve dhe familjeve.

Hapi i parë është takimi inkluziv me përfaqësues të komunitetit akademik dhe tashmë gjatë ditës së nesërme e njejta do të mbahet në hapsirat e MASH-it, ndërsa do të marrin pjesë profesorë universitarë nga fusha e pedagogjisë dhe psikologjisë, sociologjisë, sigurisë dhe dhunës kibernetike etj. Pas përfundimit të takimit do të kumtohen konkluzionet, përkatësisht rekomandimet, të cilat ashtu siç theksuam, do të jenë hap inicues për ngritjen e kujdesit institucional për rritjen dhe zhvillimin e duhur të të rinjve, thuhet në komunikatën e ministrisë së arsimit.

MARKETING