Marrëdhëniet tregtare Turqi–Maqedoni e Veriut dhe potenciali i rritjes diskutohen në Forumin e Diplomacisë në Antalaya

Marrëdhëniet tregtare Turqi–Maqedoni e Veriut dhe potenciali i rritjes diskutohen në Forumin e Diplomacisë në Antalaya

Gjendja aktuale dhe potenciali i rritjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut janë diskutuar në kuadër të Forumit Diplomatik në Antalya (ADF), transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate me shkrim nga Këshilli i Biznesit Turqi–Maqedoni e Veriut pranë Këshillit për Marrëdhënie Ekonomike me Jashtë (DEIK), gjendja aktuale dhe potenciali i rritjes së marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve u shqyrtuan gjatë një darke pune të organizuar në Antalya.

Në darkën e punës morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, së bashku me delegacionin e tij, drejtori i përgjithshëm për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, ambasadori Yagmur Ahmet Guldere, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ankara, Jovan Manasijevski, kryetari i Këshillit të Biznesit Turqi–Maqedoni e Veriut pranë DEIK-ut, Bilal Kara, si dhe afaristë turq.

Në fjalën e tij, Kara theksoi rëndësinë e shndërrimit të marrëdhënieve të forta politike mes dy vendeve në rezultate konkrete në fushën ekonomike.

Duke theksuar se bashkëpunimi mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut do të çojë marrëdhëniet në një nivel më të avancuar me rolin aktiv të komunitetit të biznesit, Kara tha: “Si komunitet biznesi, jemi të gatshëm të marrim iniciativa, të përshpejtojmë proceset e investimit dhe të krijojmë vlerë ekonomike të qëndrueshme”.

Gjatë takimeve u diskutuan përditësimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me synimin për të rritur vëllimin e tregtisë mes dy vendeve në nivelin prej 2 miliardë dollarësh, plani i aktiviteteve dhe udhërrëfyesi strategjik i Këshillit të Biznesit për periudhën e ardhshme, gjendja aktuale dhe potenciali i rritjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në sektorët prioritarë, veçanërisht në infrastrukturë, shëndetësi, turizëm dhe energji.

MARKETING