Marotta “i mbyll dyert” Lukakut: Në verë rikthehet te Chelsea

Marotta “i mbyll dyert” Lukakut: Në verë rikthehet te Chelsea

Romelu Lukaku do të rikthehet te Chelsea verën e ardhshme sic konfirmoi Giuseppe Marotta, administratori i deleguar i Inter. Belgu shkoi në huazim te ish klubi i tij vitin e kaluar nga Chelsea, pasi dështoi te blutë që e kishin blerë nga klubi italian për 97 milionë paund në 2021.

Pasi ishte vendimtar në fitimin e titullit kampion i Italisë me Interin në sezonin 2020-2021 nën drejtimin e Antonio Conte-s, Lukaku dështoi për tu ringritur sërish në të njëjtat standarde këtë sezon te zikaltrit, ndaj dhe do të kthehet te Chelsea në verë.

“Huazimi është për një sezon, kështu që në 30 qershor, sido që të shkojnë gjërat ai do të kthehet te Chelsea – deklaroi Marotta duke shtuar, – Ky ka qenë një sezon i paprecedentë për shkak të Kupës së Botës. Problemet që hasëm ne i kanë patur edhe klube të tjera me lojtarët që luajtën në Botëror. Lukaku është një prej tyre, dhe as Brozovic nuk është ai që ne njohim. Lukaku nuk ka gjetur gjendjen fizike që ka nevojë për të luajtur futbollin e tij më të mirë. Ai ende nuk është në formën më të mirë, apo lojtari që ne pamë në vitet e kaluara”.

Siç theksoi edhe Marotta, sezoni i Lukakut te Inter është penalizuar nga çështjet e gjendjes fizike, duke ngritur pikëpyetje mbi aftësinë e tij për të bërë 9-shin e nivelit më të lartë për një skuadër të etur për sukses.

Ai ka munguar në 12 ndeshje të Serie A këtë sezon për shkak dëmtimi. Por edhe kur ka luajtur, shpesh është shfaqur i ngadaltë dhe i pasaktë. Ai ka treguar mangësi fizike dhe shpërthimi që e bënë të pandalshëm në vitin e tij të parë në këtë skuadër. Lukaku ka shënuar deri tani vetëm 3 gola në kampionat dhe 2 në Champions League.

 

MARKETING