Mariçiqi nga Brukseli: Me vlera evropiane të tejkalohen provokimet dhe incidentet

Mariçiqi nga Brukseli: Me vlera evropiane të tejkalohen provokimet dhe incidentet

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin dypalësh me eurodeputetin bullgar dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Quçuk tha se bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë si modele për sukses njëjtë janë të nevojshme edhe për vendet anëtare të BE-së dhe për vendet të cilat janë në rrugën që të bëhen anëtare të BE-së, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

“Respekti dhe vlerësimi i ndërsjellë i ndërtuar mbi vlerat evropiane është modeli i vetëm për sukses për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. E dimë se gjithnjë do të ekzistojnë faktorë nga të dyja anët e kufirit, ndërsa edhe jashtë atyre kornizave të cilët duan incidente, nacionalizëm, konflikte dhe kthim në të kaluarën”, ka thënë Mariçiq në takim.

Zëvendëskryeministri bashkë me eurodeputetin Quçuk kanë konfirmuar se edhe krahas të gjitha provokimeve dhe përpjekjeve për dëmtimin e marrëdhënieve të mira, të dy, bashkë me qytetarët, duan dhe fuqishëm angazhohen për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë të cilat sjellin mirëqenie për të dy shtetet dhe dy popujt dhe se besojnë se ai opsion është më i madh, dhe më i fuqishëm dhe se me siguri do të mbizotërojë në këtë situatë.

Mariçiqi në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel në Parlamentin Evropian është takuar edhe me eurodeputetët Irena Joveva dhe Dejvid Mekalister, me të cilët biseduan për rrjedhën e procesit të skriningut, planin e reformave dhe detyrat dhe obligimet të cilat i kemi deri në fund të këtij viti.

Në takimin me Mekalister ishte theksuar se tani Maqedonia e Veriut duhet fokusin ta vendosë në reformat dhe në konsensusin politik, sepse ato janë garantues për përparim të shpejtë në rrugën drejt BE-së. Gjithashtu, Mekalister ka thënë se Evropa përballet me sfida të sigurisë dhe për këtë është me rëndësi që rajoni të mbetet i qëndrueshëm dhe në rrugën evropiane.

“Anëtarësimi në BE duhet të mbetet prioritet i yni në politikën tonë të jashtme, si dhe zbatimi i reformave të nevojshme që të mundemi ta përmbushim qëllimin dhe vizionin tonë, 2030-ta të jetë vit i anëtarësimin në BE”, ka theksuar Mariçiq.

Zëvendëskryeministri ka biseduar edhe me eurodeputeten Irena Joveva e cila ia konfirmoi energjinë pozitive për Maqedoninë e Veriut dhe mbështetjen e deputetëve evropian dhe Parlamentit Evropian për bisedimet me BE-në.

Hapja e dialogut politik në Parlament dhe bashkëpunim i përbashkët rreth integrimeve evropiane do të nënkuptojë hyrje të Maqedonisë së Veriut në fazën e ardhshme të procesit. Maqedonia e Veriut ka kapacitet dhe jemi të bindur se tani është i nevojshëm përparim dhe rezultate të dukshme kur bëhet fjalë për zbatimin e planit të reformave dhe sferave kyçe si sundimi i drejtësisë, gjyqësori dhe lufta kundër korrupsionit, ka theksuar Mariçiqi.

Sot në Bruksel, Mariçiqi do të takohet me eurokomisarin për Zgjerim, Oliver Varheji, me drejtorin e ri të përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim të Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman, me ushtruesen e detyrës drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim në Union, Mikella Matuella dhe drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s, Emir Xhikiq.

MARKETING