Mariçiq: Pres që sa më parë të përfundojë teksti i amendamenteve për ndryshimet kushtetuese

Mariçiq: Pres që sa më parë të përfundojë teksti i amendamenteve për ndryshimet kushtetuese

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq pret që sa më parë të përfundohet teksti i amendamenteve për ndryshimet kushtetuese në grupin e punës, në mënyrë që këtë muaj t’i diskutojnë dhe t’i dërgojnë në Kuvend.

“Pres sa më parë të përfundohet teksti i amendamenteve në pyetje prej disa ditëve apo javëve në mënyrë që këtë muaj t’i shohim amendamentet në opinion, t’i diskutojmë dhe më tutje t’i dërgojmë në Kuvend. Unë pres ta arrijmë afatin në nëntor, por ajo dinamikë varet nga ajo se si Kuvendi do ta parashtrojë kalendarin e ndryshimeve kushtetuese, por konsideroj se ajo procedurë duhet të fillohet para pushimit të verës në Kuvend”, deklaroi sot Mariçiq para fillimit të panelit të dytë të diskutimit për FDP2023 i titulluar “Rruga drejt 2030”.
Sipas informatave të cilat i ka marrë nga përfaqësuesi i SÇE-së në grupin e punës, dinamika e punës e këtij grupi po zhvillohet mirë dhe informoi se nesër sërish do të kenë takim.

I pyetur nëse grupi i punës, nëse ka hapësirë të punojë edhe në çështje të tjera lidhur me ndryshimet kushtetuese apo do t’i mirëmbahet kryesisht protokollit me Bullgarinë, Mariçiq deklaroi se përfaqësuesi i SÇE-së dhe përfaqësuesi i LSDM-së kanë kahje të qartë t’u përmbahen kryesisht asaj që e kërkon korniza negociuese si temë dhe asaj që është e domosdoshme për hapje të kapitujve dhe klasterëve.

“Të mos shkojmë më gjerë, të gjitha çështjet janë legjitime për t’u hapur dhe pres t’i hapin sepse atje ka edhe përfaqësues të partive politike, por mendoj se do të ketë kohë për të gjitha ato çështje legjitime të bisedohet në të ardhmen. Tani duhet të fokusohemi mu në atë që e kemi obligim nga korniza negociuese. Nuk pres të ketë çështje të tjera në epilogun përfundimtar”, tha Mariçiq.

MARKETING