Maqedonia sonte përballë Kroacisë së fortë

Maqedonia sonte përballë Kroacisë së fortë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sonte do të luaj ndeshjen kontrolluese kundër Kroacisë në qytetin e Rijekës. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski janë pranë një testi të fortë, ku përballë vetes do të kenë një përfaqësuese të fortë si Kroacia me futbollist të nivelit të lartë. Për Maqedoninë do të jetë një kontrolluese për të parë kapacitetet për në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, teksa për Kroacinë kjo është një përgatitje para Europianit, të cilët janë në një grup së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë. Ekipit përfaqësues iu ka bashkuar edhe Bojan Dimovski, i cili kishte ndeshje të plej of-it për në elitë me klubin e tij në kampionatin rus. Mungesa kryesore është Enis Bardhi, ndërsa të gjithë të tjerët janë në dispozicion për lojë.

Maqedonia nuk ka fituar në katër ndeshjet e fundit, teksa fitore regjistron me Armeninë në muajin tetor të vitit të kaluar.

Ndeshja ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut do të luhet sonte në stadiumin e Rijekës, duke nisur nga ora 19:00. /SHENJA/

MARKETING