Maqedonia në nivelin e portokalltë, Qeveria me rekomandime për mbrojtje nga moti i nxehtë
Qeveria me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë solli rekomandime lidhur me valën e re të të nxehtit që pritet ta kaplojë shtetin në fillim të kësaj jave, pas informatave të marra nga Instituti për Shëndet Publik dhe Drejtoria për për Punë Hidrometeorologjike.
Në rekomandimet për ulje të rreziqeve nga temperaturat e larta që i miratoi Qeveria parashihet lirim nga obligimet e punës i kategorive më të ndjeshme të popullatës, përkatësisht gratë shtatzëna dhe personat në moshë mbi 60 vjeç prej 12.08.2024 deri 14.08.2024.
Në periudhën e njëjtë, punëdhënësit t’i riorganizojnë aktivitetet e punës për punëtorët e ndërtimtarisë dhe të punëtorëve të cilët punojnë në ambiente të hapura, me atë që do të evitohet kryerja e punëve ndërtimore dhe aktiviteteve të tjera të punës në ambiente të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 17.
Qeveria rekomandon edhe në institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshte) të mos praktikohet aktiviteti fizik dhe të mos i nxjerrin fëmijët jashtë në periudhën prej orës 11 deri në orën 17.
Njëherit, njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqit të Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e kapluara me valën e të nxehtit t’u ofrojnë ndihmë personave të moshaur, të pamundur dhe të pastrehëve.
Në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp shtohet se duke pasur parasysh faktin se disa procese prodhuese dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, Qeveria i përkujton punëdhënësit për obligimin e respektimit të rregullave ligjore nga kjo fushë.
Nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, paraprakisht informuan se deri në fund të javës na pret mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë.
Moti i nxehtë është nën ndikim të masës shumë të nxehtë ajrore nga jugu, ndërkaq posaçërisht nxehtë do të jetë deri të mërkurën, kur temperatura ditore vende-vende do të tejkalojë 40 gradë Celsius dhe në disa vende do të aktivizohet niveli portokalli për rrezik nga temperaturat e larta.
Edhe krahas temperaturave të larta, nga DPHM kumtojnë se nga e mërkura deri të premten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri lokale të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për stuhi të izoluar me reshje intensive të shiut të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe breshër.