Maqedonia i nis me fitore eliminatoret e Europianit, mund Maltën

Maqedonia i nis me fitore eliminatoret e Europianit, mund Maltën

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll e ka nisur me fitore ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Europian, pasi në ndeshjen e parë të luajtur sonte në Shkup, mundi Maltën me rezultatin 2:1.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në pjesën e dytë të përzgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski gjetën të parët rrjetën, duke shënuar dy herë brenda pak minutave. Elif Elmas ishte autor i golit të parë që e realizoi në minutën e 66-të, përderisa gjashtë minuta më vonë Çurlinov realizoi për 2:0. Malta golin e shënoi në minutën e 86-të me Jankam. /SHENJA/

MARKETING