Maqedonia humb kontrolluesen nga Kroacia në Rijeka

Maqedonia humb kontrolluesen nga Kroacia në Rijeka

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka humbur ndeshjen kontrolluese në Rijeka, duke u mundur me rezultat 3:0 nga Kroacia. Ndeshja kaloi nën dominimin e kroatëve, me pjesën e parë që u mbyll me rezultat 2:0 në favor të përfaqësueses vendase.

Dy golat për kroatët i realizoi Majer në minutat 10-të dhe 45-të, teksa Maqedonia kishte dy raste të mira, por që nuk arriti ti realizoj.

Në fraksionin e dytë Kroacia gjeti edhe njëherë tjetër rrjetën, kësaj radhe me Pashaliq në minutën e 79-të, për shifra finale 3:0 të këtij takimi.

Pas kësaj ndeshje, Maqedonia rikthehet në Shkup, ndërsa me 10 qershor do të përballet me Çekinë në një kontrolluese tjetër të këtij muaji. /SHENJA/

MARKETING