Maqedonia fiton kontrolluesen me Ishujt Faroe
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka fituar kontrolluesen me Ishujt Faroe me rezultat minimal 1:0. Ndeshja që u zhvillua në arenën “Todor Proeski” në Shkup u dominua nga përfaqësuesja e vendit, me pjesën e parë që u mbyll me barazim pa gola. Në pjesën e dytë, të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit vazhduan me ritmin e njejtë të lojës dhe goli erdhi në minutën e 81-të me autor Bojan Miovski.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, me Maqedoninë që fitoi ndeshjen. /SHENJA/