Maqedonia e nis me barazim Ligën e Kombeve, vetëm 1:1 ndaj Ishujve Faroe
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll e nis me barazim edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke mos shkuar më shumë se rezultati 1:1 ndaj Ishujve Faroe në transfertë.
Ekipi i Ishujve Faroe shkuan të parët në epërsi me golin e Davidsen të shënuar në minutën e 9-të nga penalltia.
Pjesa e parë u mbyll në avantazh të vendasve, teksa në fillimin e pjesës së dytë erdhi goli i barazimit. Pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Isnik Alimit, Maqedonia përfitoi një penallti, të cilën në gol e shndërroi kapiteni Enis Bardhi.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve e luan pas tre ditëve kundër Armenisë në Shkup.
Aziz Sahiti /SHENJA/