Maqedonia bashkësponsor i rezolutës së SHBA-së për Ukrainën

Maqedonia bashkësponsor i rezolutës së SHBA-së për Ukrainën

Maqedonia është një nga vendet bashkësponsorizuese të projekt-rezolutës së SHBA-së për Ukrainën. Në të njëjtën kohë, BE-ja, e udhëhequr nga Gjermania dhe Franca, po paraqet rezolutën e saj. I pyetur se pse vendi vendosi të ndërmarrë një hap të tillë, kryeministri Hristijan Mickoski tha sot: “Epo, kështu vendosëm të bashkë-sponsorizojmë rezolutën e paraqitur nga Shtetet e Bashkuara”.

Mickoski shkurt shtoi se pret që të përkrahet nga shumica në Kombet e Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot një projekt-rezolutë neutrale për Ukrainën, të propozuar nga Shtetet e Bashkuara. Siç raporton agjencia RIA Novosti, projekt-rezoluta përkatëse e Këshillit të Sigurimit të OKB-së pasqyron dokumentin e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar për herë të parë të bashkautorojnë projekt-rezolutën anti-ruse të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Ukrainën dhe dokumenti i propozuar prej tyre nuk fajëson Rusinë për fillimin e konfliktit. Teksti i rezolutës shpreh gjithashtu pikëllimin për vdekjet tragjike të njerëzve në konfliktin ruso-ukrainas dhe apelon për përfundimin e shpejtë të tij.

Shtetet e Bashkuara refuzuan të enjten të mbështesin tekstin e përgatitur nga Ukraina dhe BE.

MARKETING