Maqedonia barazon në kontrolluesen ndaj Moldavisë në Antalia

Maqedonia barazon në kontrolluesen ndaj Moldavisë në Antalia

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka marrë barazim me rezultat 1:1 në duelin kontrollues ndaj Moldavisë të zhvilluar pasditën e kësaj të premte në Antalia të Turqisë.

Golin për Maqedoninë e shënoi Miovski në minutat shtesë të pjesës së parë, kur kapiteni Enis Bardhi goditi nga distanca, ndërsa devijimin e topit nga portiere, sulmuesi i përfaqësueses së vendit e shfrytëzoi më së miri, duke e çuar topin në rrjetë.

Ndërkohë goli i Moldavisë erdhi në minutën e 82-të me Damasçan që barazoi shifrat.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski provoj futbollistët e tij në këtë kontrolluese, teksa minutat e para i kishte edhe prurja e re, Lirim Qamili, i cili u aktivizua në pjesën e dytë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ndeshjen e radhës kontrolluese e luan pas tre ditëve sërish në Antalia ndaj Malit të Zi.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING