Manchester United triumfon me përmbysje spektakolare ndaj Cityt

Manchester United triumfon me përmbysje spektakolare ndaj Cityt

Fitore e madhe e Manchester United përballë City-t në derbin e “hakmarrjes”. “Djajtë e Kuq” morën hak për atë humbje 6-3 të fazës së parë, duke fituar me përmbysje 2-1 në “Old Trafford”. Sfida u ndez në pjesën e dytë pas golit të Grealish, me Fernandes dhe Rshford që përmbysën rezultatin, duke siguruar një fitore të madhe për “Djajtë e Kuq”, që shkojnë në kuotën e 38 pikëve, vetëm njëmë pak se City.

Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit të Manchesterit mes United dhe City-t. Edhe pse ritmi ishte i lartë, me “Djajtë e Kuq” më agresivë në fushë, rastet për shënim ishin të pakta, që sa nuk kishte asnjë gjuajtje në portë nderi mesin e fraksionit hapës.

Gjithsesi, vlen për t’u përmendur rasti i minutës së 34-t, kur Marcus Rashford, pasi kaloi dhe portierin, vonoi në goditje prirët me portën dhe kur tentoi të shënonte u ndal nga një mbrojtës.

 

MARKETING