Manchester United në finale të FA Cup

Manchester United në finale të FA Cup

Finale e skuadrave të Manchesterit do të zhvillohet në trofeun e Kupës FA.

Manchester City të shtunën siguroi finalen pasi e eliminoi Sheffield Unitedin, derisa një ditë më pas, Manchester Unitedi fitoi ndeshjen dramatike ndaj Brightonit.

Unitedi të dielën në mbrëmje siguroi finalen në këtë garë, pasi vetëm në ekzekutimin e penalltive arriti ta mposhtte Brightonin.

Koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën baras, ndërsa në penallti, “djajtë e kuq” triumfuan me rezultatin 7:6.

Penalltinë e fundit te Brightoni e humbi Solly March, një prej më të mirëve te kjo skuadër në këtë ndeshje.

Te skuadra e Unitedit të pagabueshëm ishin shtatë lojtarët që ekzekutuan penalltitë, Casemiro, Diogo Dalot, Jadon Sancho, Marcus Rashford, Marcel Sabitzer, Wout Weghorst dhe Victor Lindelof.
Ndërkohë te Brightoni realizuan Alexis Mac Allister, Pascal Gross, Deniz Undav, Pervis Estupinan, Lewis Dunk dhe Adam Webster.

Do të jetë hera e parë që dy klubet e Manchesterit do të luajnë në finalen e trofeut më të vjetër në futboll.

MARKETING