Man.City godet në merkato, afron Omar Marmoush, paguan 75 mln euro
Man.City po lëviz fuqishëm në këtë merkato dimri, me “qytetarët” që vënë në jetë një tjetër goditje të rëndësishme teksa zyrtarizuan afrimin e Omar Marmoush.
75 milionë euro i kushtoi Man.City afrimi i sulmuesit egjiptian. Marmoush është një sulmuesit më në formë këtë sezon teksa në 26 ndeshje ka realizuar 20 gola dhe ka dhuruar 14 assiste me fanellën e Frankfurt.
Man.City njoftoi se 25-vjeçari ka firmosur një kontratë deri në 2029.