Maksimov beson se Shkëndija do luftojë për dy trofetë

Maksimov beson se Shkëndija do luftojë për dy trofetë
Processed with VSCO with m5 preset

Shkëndija vijon përgatitjet në Antalia të Turqisë ku “konsumohet” java e dytë dhe intensiteti i punës në kampin kuqezi është në pikën maksimale. Dy ndeshje të forta kontrolluese me rivalë cilësorë (Mura 1:1 dhe CSKA 1948 0:2) i kanë dhënë skuadrës mundësi të kërkojë ndërtimin e lojës dhe futbollistët të komponohen mes veti edhe pse lodhja është evidente pasi fluksi i punës nuk ulet në asnjë moment. Skuadra zhvillon seancë stërvitore para dite edhe në ditët e ndeshjeve kontrolluese, ndërsa në ditët tjera nga dy seanca janë “rregull” dhe diçka normale në “menu” për futbollistët kuqezi. Pavarësisht ngarkesave fizike, kjo fazë është e mirëseardhur për futbollistët e ri të ardhur në taborin e Shkëndijës dhe njëri prej tyre (Metodi Maksimov) ka folur për faqen zyrtare të klubit. 20-të vjeçari i ardhur nga Rabotniçki në merkaton e janarit vlerëson punën që bëhet te Shkëndija, derisa manifeston optimizëm për gjysmësezonin pranveror.

…..ambientimi në Shkëndijë…..

Maksimov: “Ndjehem shkëlqyeshëm në Shkëndijë, gjithçka shkon në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam pritur shumë mirë si nga bashkëlojtarët, ashtu edhe nga stafi teknik dhe kjo më ka mundësuar ta kem më të lehtë adaptimin.

…..faza përgatitore…..

Maksimov: “Është normale faza përgatitore të jetë e lodhshme, çdo ditë ka vështirësitë e saj dhe nga ngarkesat e larta është e natyrshme të ndjejmë lodhje. Kjo ndikon që në ndeshjet kontrolluese t’i kemi këmbët e rënda dhe në fakt ashtu duhet të jetë, sepse punojmë me intensitet të shtuar. Por do të vazhdojmë paralel me përgatitjet fizike edhe të ndërtojmë lojën dhe formën tonë dhe deri në fillim të gjysmësezonit pranveror besoj të jemi maksimalisht të përgatitur.

…..pritjet për gjysmësezonin pranveror…..

Maksimov: “Kemi skuadër shumë cilësore dhe besoj se do të luftojmë për titullin e dyfishtë, kampionatin dhe Kupën.”

Deri në fund të qëndrimit në Turqi, Shkëndija përveç seancave stërvitore në program ka edhe dy ndeshje kontrolluese.

Ndeshjet kontrolluese: 

Shkëndija 1-1 NK Mura (28.01.2023)

Shkëndija 0-2 CSKA 1948 Sofje (31.01.2023)

Shkëndija – Dinamo Kiev (06.02.2023)

Shkëndija – Valmiera (09.02.2023)

MARKETING