Mak. GJP fiton Rabotniçkin

Mak. GJP fiton Rabotniçkin

Makedonija Gjorçe Petrovi ka mundur 2:1 Rabotniçkin, në ndeshjen hapëse të xhiros së 25-të në elitën e futbollit vendor. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 23-të kur Liçina shënon për epërsi 1:0 të vendasve, ndërsa reagimi i miqve ishte i menjëhershëm pasi dy minuta më vonë Mazari barazon shifrat në 1:1. Ndërkaq fituesi i takimit u vulos në minutën e 74-të kur Aleksovski dërgon topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar 2:1. Ndërkohë xhiroja e 25-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me 4 takime tjera që do të luhen nga ora 15:00. Struga Trim Lum përballet me Akademia Pandevin, Shkupi takohet me Skopjen, Shkëndija pret në shtëpi Pobedën, ndërsa Bregallnica do t’i mat forcat me Tikveshin.

MARKETING