Lukashenko konfirmon besnikërinë ndaj Moskës: Jemi të gatshëm t’i ofrojmë më shumë mbështetje Rusisë
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko ka deklaruar së fundmi se vendi i tij është i gatshëm t’i ofrojë më shumë mbështetje Rusisë në konfliktin e saj me Ukrainën.
Ai i bëri komentet gjatë një vizite shtetërore në Zimbabve, ndërsa nuk përmendi se çfarë lloj ndihme do të ofronte për vendin e tij mik.
Në një moment që nuk ka furnizuar ende asnjë ushtar për konfliktin, Bjellorusia e ka lejuar Rusinë ta përdorë territorin e saj si pikënisje për ushtarët e presidentit Putin.
Megjithatë trupat e të dy vendeve fqinje janë aktualisht duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake prej disa kohësh