Lukashenko: Bjellorusia ‘e gatshme’ të përballet me forcat që planifikojnë të rebelohen

Lukashenko: Bjellorusia ‘e gatshme’ të përballet me forcat që planifikojnë të rebelohen

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, tha sot se vendi i tij është i përgatitur të përballet me rebelim të mundshëm, për të cilin thuhet që shteti fqinj Polonia synon ta mbështesë, raporton Anadolu.

Duke iu përgjigjur komenteve të bëra nga një ish-gjeneral polak i cili sugjeroi se bjellorusët që luftojnë për Ukrainën mund të bëhen katalizator për një rebelim brenda Bjellorusisë dhe u bëri thirrje autoriteteve polake t’i mbështesin ata, Lukashenko deklaroi: “Lërini të vijnë! Jemi gati t’i mirëpresim”.

Ai vuri në dukje se autoritetet bjelloruse i njohin me emër qytetarët e vendit, të cilët po luftojnë për Ukrainën.

Lukashenko përsëriti se ai kishte paralajmëruar më parë për përgatitje për trazira në Bjellorusi disa muaj më parë, por shqetësimet e tij ishin shpërfillur.

MARKETING