Lukas Vaskez pas fitores me Barcelonën: Ishte një finale për titullin dhe ia dolëm

Lukas Vaskez pas fitores me Barcelonën: Ishte një finale për titullin dhe ia dolëm

Te Reali i Madridit ka shumë protagonistë që mund të marrin skenën, por në suksesin 3- 2 kundër Barcelonës, vendimtar ka qenë mbrojtësi Lukas Vaskez.

Ai është bërë protagonist absolut. Nga këmbët e tij ka ardhur penallti e kthyer në gol nga Vinicius në barazimin 1-1. Ka qenë pastaj vetë Lukas Vaskez që ka barazuar shifrat në 2-2 pas një asisti të Viniciusit. Jo keq për një mbrojtës, një penallti e fituar dhe një gol.
Duke folur pas ndeshjes, Lukas Vaskez ka thënë: “Skuadra, pavarësisht se ka ardhur nga një mbingarkesë e madhe në Mançester, ka treguar edhe një herë fytyrën e saj. Ne kemi luajtur edhe një herë një lojë të shkëlqyer, duke dhënë gjithçka për të arritur këtë fitore që na jep atë avantazh në Ligë që e bën titullin më afër. Mendoj se gjithçka është në dorën tonë. 11 pikë përpara Barcelonës tregon për punën që kemi bërë. Por tani ka ardhur momenti t’i mbyllim llogaritë. E dinim se kjo ishte një finale për titullin dhe ia dolëm”.

MARKETING