LSDM: Në mars paga minimale mbi 20 mijë denarë, vazhdojmë me politika efikase

Nga LSDM, kanë deklaruar se gjatë muajit mars do të rrisin pagën minimale. Nga atje thonë se përmes politikave të përgjegjshme, efikase dhe në kohë ekonomike dhe para kohe i bën premtimet e bëra për qytetarët.

“Paga minimale e muajit të ardhshëm do të rritet me mbi 2,000 denarë dhe do të jetë 20.175 denarë (326 euro). Me këtë para kohe, LSDM realizon premtimin e bërë për qytetarët në vitin 2020 për pagë minimale prej 20,000 denarë deri në fund të mandatit. Më parë, gjithashtu në vitin e gjysmë të përfundimit të afatit, u bë premtim tjetër kyç për pagë mesatare prej 34,000 (550) denarë”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje shtuan se 28 muaj nga fillimi i mandatit të kësaj qeverie, në dhjetor 2022, paga mesatare u rrit në 34.364 denarë. Derisa shtuan se premtimet për pagë minimale mbi 20,000 denarë dhe pagë mesatare prej mbi 34,000 denarë u bënë gjatë krizës ekonomike, të energjisë dhe post kovidit.

MARKETING