LSDM: Masat ekonomike të Qeverisë nuk po japin rezultate, inflacioni ka shënuar rritje

LSDM: Masat ekonomike të Qeverisë nuk po japin rezultate, inflacioni ka shënuar rritje

Partia opozitare LSDM ka deklaruar se masat ekonomike të qeverisë nuk kanë dhënë rezultate të pritura, duke u mbështetur në të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Sipas tyre, këto të dhëna tregojnë se inflacioni për muajin dhjetor të vitit 2024 është rritur me 4,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

LSDM pohon gjithashtu se shpenzimet për jetesë janë rritur me 3,5%, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur me 4%. “Në treg, realiteti është se vetëm çmimi i qumështit ka pësuar një ulje të vogël, ndërsa produktet e tjera nuk kanë pësuar asnjë ndryshim në çmim. Vaji vazhdon të ketë çmim të lartë, duke varjuar nga 89 deri në 96 denarë, ndërkohë që para dy muajsh shitej për 82 denarë. Vezët janë gjithashtu rreth 100 denarë, ndërkohë që më parë ishin 75 denarë. Po ashtu, çmimet e sheqerit dhe kaçkavallit janë rritur, si dhe ato të thjerrëzave (169 denarë), fasuleve (143 denarë), orizit (135 denarë) dhe bizeleve. Për produktet që kanë mbetur me të njëjtin çmim, është vërejtur një rënie e sasisë së gramazhit”, thonë nga LSDM.

MARKETING