LSDM: Këtë vit paga minimale do të rritet në mbi 20.000 denarë

Nga LSDM thonë se përmes Qeverisë dhe institucioneve që i udhëheq ky subjekt politik, është siguruar rritje e vazhdueshme e pagës minimale. Nga LSDM shtojnë se e gjithë kjo po ndodhë në kohë krize.

“Në mars të këtij viti paga minimale do të rritet dhe do të jetë mbi 20.000 denarë. Me metodologjinë e miratuar vitin e kaluar përmes dialogut me të gjithë palët, sigurohet rritje e vazhdueshme e pagës minimale, si zgjidhje sistematike e pavarur nga vullneti politik i dikujt. Vitin e kaluar paga minimale është rritur në 18.000 denarë, që është dy herë më shumë në krahasim me kohën e VMRO-DPMNE-së, kur mezi ishte 9.000 denarë”, thonë nga LSDM.

MARKETING