LSDM: Gruevski ka pasaportë hungareze dhe serbe

LSDM: Gruevski ka pasaportë hungareze dhe serbe

Nga partia opozitare maqedonase LSDM thonë se, sipas informacioneve të fundit që kanë siguruar, Nikolla Gruevski tashmë posedon pasaporta hungareze dhe serbe.

“Nëse i arratisuri nga drejtësia ka marrë pasaportë serbe dhe hungareze, atëherë është e qartë se pas kësaj qëndrojnë aleatët dhe mbrojtësit e tij politikë, Orban dhe Vuçiç – të cilët i konsiderojmë mentorë politikë të Mickoskit. Mosveprimi i qeverisë dhe refuzimi i vazhdueshëm për të dërguar një kërkesë të re për ekstradim tregon për një përpjekje të qëllimshme për t’i krijuar hapësirë dhe për ta mbrojtur Gruevskin”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se, ndërkohë që vende të tjera si Polonia veprojnë shpejt në raste të ngjashme, sipas tyre, Mickoski po i jep kohë Gruevskit.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk po ndërmarrin asnjë hap. Ata nuk duan që Gruevski të kthehet në Maqedoni dhe të përballet me drejtësinë. Kjo përbën një mbrojtje klasike të Nikola Gruevskit nga ana e Hristijan Mickoskit”, deklarojnë nga LSDM.

MARKETING