LSDM: Gjysma e VMRO-DPMNE-së tashmë kanë pasaporta bullgare
LSDM reagoi ndaj propozimit të VMRO-DPMNE për ndalimin e shtetësisë së dyfishtë për deputetët në përbërjen e ardhshme të parlamentit. Nga LSDM thonë se kanë propozuar që ky ligj të zbatohet menjëherë dhe të vlejë edhe për anëtarët e qeverisë dhe funksionarët ekzekutivë.
Ata shtojnë se kanë dorëzuar edhe amendamente përkatëse në Kuvend. Sipas LSDM-së, lideri i VMRO-DPMNE, Mickoski, është tërhequr nga qëndrimi fillestar, duke kërkuar analiza shtesë për ligjin dhe Kushtetutën.
Nga kjo parti thonë se çështja e shtetësisë së dyfishtë duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë për të gjithë zyrtarët. Ata bëjnë thirrje për një debat më të gjerë politik dhe institucional për këtë temë.

