LPFMV, Nesër derbi Struga – Shkupi

Të mërkurën në program do të jenë ndeshjet e xhiros së 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Derbi i kësaj xhiroje do të jetë ndërmjet Struga Trim Lum dhe Shkupit. Të dyja skuadrat do të ‘luftojnë’ për kreun e tabelës, me struganët që mbajnë aktualisht vendin e parë dhe do të jenë përballë kampionëve në fuqi, duke tentuar ta ruajnë atë pozitë. Struga në përballjen me Shkupin vjen me disa ndryshime në pankinë, pasi në sfidën e nesërme do të debutojë trajneri i ri Shpëtim Duro, që erdhi në pankinën e struganëve për të zëvendësuar Zaharievskin. Ndërkohë përveç derbit, Shkëndija në Tetovë do të luajë me Rabotniçkin, Akademia Pandev pret Pobedën, Skopje përballet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Sileksi takohet me Bregallnicën. Të gjitha takimet e xhiros së 22-të luhen nesër, duke nisur nga ora 14:00. /SHENJA/

MARKETING