Lloçi, problemi tjetër i ushtrisë ukrainase

Lloçi, problemi tjetër i ushtrisë ukrainase

Bakhmuti është qyteti i radhës të cilin po bën përpjekje ta marrë Rusia në Ukrainë, mirëpo ka hasur në rezistencë të madhe të forcave ukrainase, që përveç vështirësive të tjera, ka edhe një tjetër problem; lloçin
(AP) – Luftimet në qytetin ukrainas të Bakhmutit janë përkeqësuar në javët e fundit.

Forcat ruse janë duke bërë përpjekje të mëdha që të thyejnë mbrojtjen ukrainase, që ka rezistuar në gjashtë muajt e fundit.

Mirëpo në fushat me baltë përreth këtij qyteti, ukrainasit janë përballur me probleme të shumta.
Ushtari Mikhail thotë se moti i keq ia ka pamundësuar ushtrisë ukrainase që të përdorë automjetet sepse ka shumë baltë.

“Është e vështirë të mbrohet qyteti sepse armiku ka grumbulluar të gjitha forcat këtu. Mirëpo edhe moti nuk na lejon të përdorim automjetet. Ka shumë lloç”, ka theksuar Mikhaili, – ushtar ukrainas.

Ani pse shumë baltë, ukrainasit kanë pozicionuar mirë tanket, me të cilat ka sulmuar pozicionet e ushtrisë ruse.
“Liria është si pemë. Duhet të ujitet herë pas here me gjakun e patriotëve dhe tiranëve. Këto po e bëjmë tani. Fatkeqësisht po vdesin shumë nga të dyja anët. Por po vdesin më shumë tiranë”, ka shtuar Mikhaili.

Luftimet kanë vazhduar në krejt rrethinën e qytetit. Ndërkaq, forcat ruse kanë përdorur raketat e fuqishme për t’i shkatërruar qindra shtëpi.

Ushtria ukrainase ka njoftuar se forcat ruse kanë sulmuar qytetin e Bakhmutit me raketat “S-300”.

Tetë civilë janë plagosur si rezultat i këtyre bombardimeve, teksa janë shkatërruar 14 shtëpi.

Ndërkaq, zjarrfikësit në Donjeck janë më të rrezikuarit nga bombardimet e ditëve të fundit.

Breshëria e raketave ka shkatërruar dhjetëra shtëpi, duke detyruar zjarrfikësit që të reagojnë shpejtë.

Mirëpo edhe ata është dashur të ikin si pasojë e serisë së re të bombardimeve në këtë rajon. /Kohanet/

MARKETING