Liverpool i mjafton vetëm Elliott për kualifikimin në 1/16-at, Wolves eliminohet nga FA Cup

Liverpool i mjafton vetëm Elliott për kualifikimin në 1/16-at, Wolves eliminohet nga FA Cup

Liverpool kualifikohet për raundin e 1/16-ave të FA Cup, pas fitores minimale 0-1 ndaj Wolves në “Molineux Stadium”.

Ndeshja e parë mes Liverpool dhe Wolves u mbyll me barazimin 2-2 dhe për rrjedhojë skuadrat duhet të luanin një takim të dytë për të vendosur në fund se cila prej tyre do të kualifikohej për më tej.

Ekipi i Jurgen Klopp siguroi kualifikimin që në minutën e 13’ me Elliott, që me një perlë të vërtetë, realizoi golin e vetëm dhe të fitores.

Skuadra e Lopetegui tentoi në disa raste të gjente rrugën drejt rrjetës, por pa sukses, duke e mbyllur këtu rrugëtimin në FA Cup.

Në raundin e radhës Liverpool do të ketë përballë ekipin e Brighton, me “pulëbardhat” që siguruan 1/16-at e FA Cup pas fitores në transfertë 1-5 ndaj Middelsbroug.

Jafton minuta e 13’ e sfidës që Elliott me një goditje spektakolare të kalojë “The Reds” në avantazh.