Ligji i Gjuhëve në Kushtetuese, Levica: Bojkoti i gjykatësve shqiptarë do të ishte skandaloz
Levica si njëri nga parashtruesit e iniciativës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Ligjit për përdorimin e Gjuhëve, paralajmërimin e bojkotit të gjykatësve shqiptarë e quan skandaloze dhe të papranueshme. Nga kjo parti thonë se bojkoti politik nuk është asgjë më pak se një përpjekje për të ruajtur me forcë dygjuhësinë antikushtetuese edhe pse Bashkimi Evropian dhe Komisioni i Venecias e kanë vlerësuar tashmë si në kundërshtim me shtetin e së drejtës. “I bëjmë thirrje kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinov, që të rishqyrtojë procedurat, të ndryshohet konkluzioni vendimmarrës në përbërje të plotë për të ashtuquajturat Ligji për dygjuhësinë dhe për të siguruar funksionalitetin e Gjykatës. Gjykata duhet të vendos në bazë të drejtësisë, dhe jo në bazë të presioneve etnike dhe politike”, thuhet në reagimin e Levicës. /SHENJA/