Lidhja Europiane për Ndryshim: BDI ka instaluar “frontin për integrim në krim”
Lidhja Europiane për Ndryshim ka kritikuar sërish BDI-në duke e cilësuar si Fronti për integrim në krim. Opozitarët vlerësojnë se ky front është aq shumë i përkushtuar për të dërguar në varfëri të skajshme qytetarët, saqë nuk kanë lënë institucion ku nuk i kanë përlyer gishtat me krim. LEN vleërson se por lider i krimit, në këtë Front, mbetet familja e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Deklaratë LEN
“Këtë e ridëshmoi edhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, të cilët zbardhën detaje se si Drin Ahmeti, nipi i liderit të BDI-së, ka marrë tenderë për projekte inovative. Sipas Antikorrupsionit, del se, Drini si milioneri më i ri dhe më i famshëm në vend, përveç se është i zoti që pa asnjë investim të bëhet me qendër tregtare në vlerë prej 30 milion eurove, paska pasur aftësi të jashtëzakonshme që në mënyrë inovative, ti marrë 5 milion denarë nga Agjencia për inovacione përmes dy kompanive të tij, “THOR Industries” dhe “Everest”, por pa dhënë asnjë llogari dhe raport se si janë shpenzuar dhe çfarë i ka kompensuar shtetit për ata para”