Liberalizimi i vizave, Kurti: Kjo na sjell një hap më pranë Bashkimit Evropian

Liberalizimi i vizave, Kurti: Kjo na sjell një hap më pranë Bashkimit Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar eurodeputetët e Parlamentit Evropian (PE) për mbështetjen që ia dhanë Kosovës për liberalizimin e vizave.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm për vendin, pasi siç tha ai Kosova tash është më pranë Bashkimit Evropian (BE).

“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, më 1 janar 2024, qytetarët tanë më në fund do të ndihen të barabartë me popujt tjerë evropian, për të lëvizur lirshëm në kontinentin që ata i përkasin, e për të cilin kanë kontribuar ndër shekuj.

Tanimë, lëvizja në shtetet evropiane është më e lehtë, familjet tona janë më afër dhe mundësitë për avancim e bashkëpunim më të mëdha”, shkruan Osmani.

MARKETING