Lëvizja e radhës së fermerëve në Belgjikë, 15 traktorë ‘zbarkojnë’ jashtë shtëpisë së kryeministrit
![Lëvizja e radhës së fermerëve në Belgjikë, 15 traktorë ‘zbarkojnë’ jashtë shtëpisë së kryeministrit](https://shenja.tv/wp-content/uploads/2024/02/28263705-768x512-1.jpg)
Rreth 15 traktorë mbërritën në shtëpinë e kryeministrit belg Alexander De Croo në Flanders, mbrëmjen e së shtunës.
Në orën 22:30, raporton Het Laatste Nieuws, fermerët u drejtuan në shtëpinë e Alexander De Croo për ta takuar atë. Ai foli me ta duke shpjeguar lëvizjet e ardhshme në nivel federal dhe evropian.
Një orë më vonë fermerët u larguan. Sipas Het Laatste Nieuws, ata raportuan se kishin një diskutim konstruktiv dhe se kryeministri ishte miqësor ndaj tyre, por siç thanë ata veprimet e tyre nuk kanë mbaruar.