Leclerc: Jemi larg objektivave

Leclerc: Jemi larg objektivave

Ferrari mbyll një tjetër fundjavë zhgënjyese, këtë herë në Arabinë Saudite. Vendi i gjashtë i Carlos Sainz dhe i shtati nga Charles Leclerc janë shumë pak për skuadrën nga Maranelo. Piloti monegask, i cili startoi nga vendi i 12-të, nuk mundi të arrinte podiumin.

Pas garës ai shprehu zhgënjimin e tij: “Ka shumë për të bërë, pasi jemi ende shumë larg pikës ku kërkojmë të mbërrijmë: fitores. Nuk jemi të besuar pas Bahrejnit, pasi e dinim që jemi larg rivalëve, edhe pse shpresoja që do të kishim ritëm më të mirë. Duhet të punojmë për të reduktuar diferencat në pjesën e drejtë dhe në kthesa me Red Bullin dhe t’i analizojmë mirë pikat tonë të dobëta”.

MARKETING