Lautaro-Inter, zbulohet shkaku që ka bllokuar rinovimin e kapitenit

Lautaro-Inter, zbulohet shkaku që ka bllokuar rinovimin e kapitenit

Interi po punon për rinovimin e Lautaro Martinez. Palët kanë qenë në negociata prej muajsh, për ta zgjatur “martesën” deri në vitin 2028, megjithatë pa u nxituar shumë, duke qenë se kontrata aktuale e argjentinasit skadon më 2026. Dëshira e përbashkët për të vazhduar së bashku bëri që të mendohej për një fund të lumtur më të shpejtë, por për momentin ka ende distancë.

Siç raporton “Gazzetta dello Sport”, zikaltërit propozojnë një rinovim prej 8 milionë euro, plus bonuse, ndërsa përfaqësuesi i lojtarit kërkon që pjesa fikse të jetë 10 milionë euro në sezon. Disa deklarata të fundit nga agjenti i lojtarit dhe personi i përfshirë drejtpërdrejt e kanë ftohur pak entuziazmin, por nuk ka asgjë që shkakton alarm për momentin.

Duhen kohë dhe durim për t’u afruar, duke modifikuar jo vetëm pjesën fikse, por mbi të gjitha bonuset që lidhen me paraqitjet dhe rezultatet. Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit, njeriu i transferimeve foli për këtë çështje:

“Nëse kapiteni tha se ka mbetur pak dhe ka besim, nuk e kuptoj pse nuk duhet ta konfirmoj. Ka besim mbi të gjitha sepse ka të njëjtin synim, të dyja palët duan ta zgjasin këtë marrëdhënie. Është normale që, duke qenë se ka një negociatë në zhvillim, duhet durim si për të gjitha gjërat. Jam i sigurt se në fund do të arrijmë një marrëveshje që do t’i kënaqë të dyja palët, sepse kjo është ajo që duam”.

MARKETING