Laporta nuk dorëzohet për Superligën: Do të kishim fituar një “thes” me para!

Laporta nuk dorëzohet për Superligën: Do të kishim fituar një “thes” me para!

Superliga do të realizohet dhe pritet të nisë në vitin 2025. Është kjo ajo çfarë deklaron presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.

Numri një i klubit katalanas, në një intervistë për Mundo Deportivo, theksoi se pavarësisht të gjithë zërave kundër, projekti i iniciuar pikërisht nga Barcelona, Real Madrid dhe Juventus duhet të zhvillohet me patjetër.

“Nëse do ta kishim nisur këtë projekt që në ditën e parë kur e publikuam, atëherë do të kishim fituar një thes me para. Unë besoj se Superliga do të jetë një kompeticion shumë interesant. Pres që ta nisim në vitin 2025”, u shpreh Laporta.

MARKETING