Laporta i ka kërkuar Xavit të mbetet te Barcelona

Laporta i ka kërkuar Xavit të mbetet te Barcelona

Presidenti Joan Laporta dhe disa të afërm të tij i kanë kërkuar Xavit të mbetet pjesë e Barceonës edhe në edicionin e ardhshëm.

Laporta mendon se Xavi është alternativa më e mirë duke pasur parasysh rrethanat dhe njohuritë për klubin.

Xavi muajin e kaluar njoftoi se në fund të sezonit aktual do të largohet nga Barcelona. 44-vjeçari pati thënë se vendimi për largim do ta lehtësojë situatën nëpër të cilën po kalon Barcelona. Por te Barcelona mendojnë se Xavi është i vlefshëm dhe se presin që të ndërroj mendje.
Xavi mori drejtimin e Barcelonës në vitin 2021. Fitoi një titull kampioni në La Liga dhe Superkupën e Spanjës.

MARKETING