Lampard përsëri i papunë, shkarkohet edhe nga Evertoni

Lampard përsëri i papunë, shkarkohet edhe nga Evertoni

Frenk Lampard edhe zyrtarisht është shkarkuar nga posti i trajnerit të Evertonit. Legjenda e futbollit anglez u shkarkua pas rezultateve të dobëta të treguara këtë sezon në Premierligë. Një barazim në gjashtë ndeshjet e fundit është bilanci i Evertonit me Lampardin në krye duke e çuar skuadrën në pozitën e parafundit në renditjen tabelare. Ndërkaq, Vejn Runi e Shon Dajk janë dy trajnerët favoritë për të pasuar Lampardin te Evertoni.