LAMM: Trafiku zhvillohet normalisht, rrugët të lagështa dhe apel për kujdes në disa segmente

LAMM: Trafiku zhvillohet normalisht, rrugët të lagështa dhe apel për kujdes në disa segmente

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet normalisht, megjithëse rrugët janë të lagështa, njofton LAMM. Intensiteti i qarkullimit jashtë zonave urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare në territorin e Maqedonisë së Veriut nuk raportohen vonesa të gjata si për hyrje, ashtu edhe për dalje nga vendi.

LAMM rekomandon që shoferët të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të respektojnë sinjalistikën dhe të drejtojnë me kujdes, sidomos në zonat malore, në lugina dhe në grykat e lumenjve, ku ekziston rreziku i rrëshqitjeve të dheut.

Kujdes i veçantë rekomandohet në segmentet rrugore: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

MARKETING